Ngjarja e rëndë ku vëllai vret motrën shtatzënë, tronditi SHBA, ku 23-vjeçari Jack Joseph Ball, vrau motrën e tij 30-vjeç, me arsyen se nuk ishte më e pastër, kështu dyshohet të jetë shprehur ai.
Ky lajm, ka shkaktuar indinjim në opinionin publik.
Krimi brutal doli në dritë të martën e kaluar në Minesota të SHBA-së, kur të afërmit e 30-vjeçares, e cila ishte 18 javëshe shtatzënë, u shqetësuan pasi ajo nuk kishte dhënë shenja jete pasi kishte darkuar me vëllain e saj.
Kur policia hyri në shtëpinë ku jetonte 30-vjeçarja me vëllain e saj 23-vjeçar, gjeti pjesë të copëtuara të trupit të një njeriu dhe shënime nga vëllai, në të cilat ai shkruante se ishte i zemëruar me motrën e tij, sepse ajo ishte shtatzënë dhe “Ajo nuk ishte më e pastër”.
Gjithashtu, në shtëpi u gjetën njolla të mëdha gjaku në dyshemenë e kuzhinës, nën lavaman dhe në tuba, një sharrë gjaku, një sëpatë e gjakosur dhe thika të mëdha të mbuluara me gjak.
Pas një hetimi, policia gjeti 23-vjeçarin në oborrin e një shtëpie aty pranë të mbuluar me gjak në kokë, bluzë, këmbë, duar dhe pantallona, ndërsa konstatoi se ai ishte vetëplagosur në qafë.
“Burri im dëgjoi një britmë gruaje. Pas një minute u dëgjua një tjetër zë dhe një makinë po përshpejtonte”, tha një fqinj.