Lajm i keq për të gjithë ata që kanë EURO/ Ja sa u këmbye sot

Euro sot kapi nivelin minimal të këmbimit me lekun, 1 me 100 lekë. Analistet e tregut janë përgatitur për uljen e ndjeshme të euros në tregun tonë gjatë verës, ndoshta dhe për 1 euro me 98 lekë, duke parë fluksin e shtuar të monedhës evropiane në Shqipëri, nga vizitorët e shumtë të huaj, dërgesat e emigrantëve, investimet e huaja direkte dhe paraja informale dhe e pistë.

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tha në një intervistë për Euronews Albania se deri në verë 1 euro pritet të këmbehet me 97 lekë. Nga kjo rënie sipas tij përfiton së pari qeveria, që gjysmën e borxhit e ka në euro ndërsa të ardhurat i ka në lekë.

“Këtë vit parashikohet të ketë edhe më shumë vizitorë të huaj, dërgesat e emigrantëve janë gjithnjë në rritjen, parashikohen 1,1 mld këtë vit.

Kemi një cunami eurosh që e bëjnë të pamundur rënien e vlerës së euros. Nga kjo situatë përfiton së pari qeveria, që gjysmën e borxheve i ka në euro, dhe ngaqë ulet euro dhe te gjitha të ardhurat i ka në leke, ul edhe borxhin.

Ndikimin më negativ nga rënia e euros e ka industria. Deri tek 1 euro me 97 lekë pritet të shkojë gjatë sezonit veror”, tha ai për ”Euronews Albania”.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes