Categories: Lajme

Meteorologia Lajda Porja zbulon surprizat e motit gjatë javës: Duke filluar nga dita e enjte..

Territori i Shqipërisë do të jetë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm gjatë gjithë javës.

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, kjo javë pritet të jetë e përfshirë nga reshjet e shiut, erë dhe temperatura deri në 34 gardë Celsius, përgjatë fundjavës.

“Për shkak të një qendre presioni të ulët atmosferike e cila ndodhet në veri të Ballkanit, territori i Shqipërisë do të jetë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm. Të paktën deri ditë e enjte, dhe pjesa e parë e ditës do ketë kthjellime, pjesa e dytë e ditës do të rrezikohet nga reshje pothuajse në gjithë territorin. Rrebeshe shiu në zona veriore, qendrore duke përfshirë edhe qarkun e Tiranës dhe Elbasanit. Momente me pika shiu në të gjithë vijën bregdetare nga Velipoja deri poshtë në Sarandë. Ndërkohë pritet të kemi përmirësim të dukshëm të motit të premten dhe në fundjavë, ku do të kemi largim të reshjeve.

Për sa i përket situatës termike, sot do të kemi temperatura minimale deri në 8 gradë dhe maksimale jo më shumë se 28 gradë Celsius. Është freskuar lehtë moti, por megjithatë nga e marta dhe në vijim do të kemi një rritje të lehtë dhe graduale për të kulmuar ditën e premte me mbi 30 gradë Celsius. Ndërkohë fundjava do të ketë temperatura 34 gradë Celsius.”, tha Porja.

Mot i ngjashëm pritet të jetë edhe në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut.

“Edhe Kosova me Maqedoninë e Veriut janë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm, paraditet me diell, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë rrebeshe shiu të herëpashershme kryesisht në Maqedoninë e Veriut. Temperaturat e ajrit në Kosovë parashikohet që të ketë rritje nga e marta deri ditën e premte, ku e premtja do të regjistrojë temperatura deri në 29 gradë celsius. Maqedonia e Veriut regjistron temperatura deri në 26 gradë Celsius sot, e marta, e mërkura sjell një rritje të lehtë të tyre, ndërsa e enjtja dhe premtja do të ketë rritje të ndjeshme, do të ketë temperatura mbi 30 gradë Celsius në Shkup.

Parashikohet që parametri i erës të jetë prezent pothuajse gjatë gjithë javës. Në pjesën e dytë të ditës ku era do të jetë mesatare, herë pas here e fortë.”, përfundoi Porja.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

31 mins ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

1 hour ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

2 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

1 day ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

1 day ago