Meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit për javën: Duke filluar nga dita e mërkurë..

Pjesa e parë e javës do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm duke bëtë që sot dhe nesër në vend të ketë intervale të gjata me kthjellime.

Meteorologu u Meteoalb Hakil Osmani tha se duke nisur nga e marta vranësirat do të jenë më të shpeshta dhe në mbrëmje do të ketë momente të pakta me shi kryesisht në jug dhe veri.

Nga e enjtja dhe në fundjavë moti do të jetë i paqëndrueshëm me vranësira të shpeshta dhe reshje, gjatë pjesës së dytë të javës reshjet më të shumta në jug kur reshjet mund të jenë edhe në formë rrebeshesh.

Temperaturat e ajrit deri të mërkurën do të jenë të larta duke arritur vlera deri në 28-29 gradë, 3 gradë më të larta se norma e majit, edhe në mëngjes do ketë rritje të temperaturave. Pjesa e dytë e javës do sjellë ulje të temperaturave, maksimumet deri në 25 gradë, ndërsa vlerat minimale pritet të shkojë 5-6 gradë në vendet malore.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes