Categories: Lajme

Mos harroni çadrën!! Java e gjitha me shi dhe shtrëngata!

Muaji Maj do të mbyllet me reshje shiu dhe Qershori do të nisë me diell. Mos harroni që në nisje të kësaj jave përpara se të dilni nga shtëpia të merrni çadrën me vete.

“Për javën që presim përpara vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme deri ditën e enjte. Dita e hënë parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu të cilat do të jenë fillimit përgjatë vijës bregdetare dhe në orët e mesditës do te shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Dita e martë parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim. Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht mesatar, në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave.

Dita e mërkurë parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit përgjatë vijës bregdetare, gradualisht pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Dita e enjte parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim, të cilat përgjatë relieveve malore të vendit në orët e mesditës dhe pasdites do të pasohen nga reshje shiu. Dita e premte parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare” sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

9 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

11 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

12 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

13 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

14 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago