Categories: Lajme

Në 1974 bëri daljen e saj të parë televizive, u kujtohet? Sot jeton në Amerikë, ja se si duket moderatorja e njohur

Nëse sot kemi vajzat e bukura dhe të suksesshme që janë pandalim në ekran, në vitet ’60 të vetmet kanë qenë spikeret.

Prandaj ato ishin edhe ikona të ekranit. Një ndër to ishte edhe Mimoza Tafaj.

Fytyra të bukura, simpatike, brune e bionde, me një buzëqeshje natyrale, me një zë melodioz, qëndrim karakteristik, me një shqiptim korrekt, kështu kanë mbetur në memorien e publikut televiziv.

Mimoza ishte vetëm 17 vjeç, në 1974 kur bëri daljen e saj të parë televizive.

“Nga marsi i ’74-s deri në vitin 1999, periudha kur jepja lajmet dhe ishte dalja ime e fundit. Si folëse nga vjeshta e ’74-s, deri në gushtin e 85-s.

Nga televizioni jam larguar në vitin 2014 dhe nga 40 vite punë në TVSh, 25 vjet i kam në ekran, por kam punuar edhe si montazhiere, kjo pas lindjes”, tregon ajo në një ndër intervistat e saj të rralla.

Sot, Mimoza është 65 vjeç dhe jetën e saj e ka ndërtuar larg ekranit dhe larg vendlindjes, në Amerikë.

“Janë vite, një pjesë tjetër e jetës kjo që e ndaj midis Shqipërisë dhe Amerikës. Jetoj me vajzën në shtetin Oregon, qyteti Portland, nga krahu i Paqësorit.

Një vend pa shqiptarë, qëndroj pak me shoqërinë e vajzës, që habiten kur mësojnë se kam punuar në televizion.

Jam gjyshe me nipër e mbesa dhe kemi kënaqësinë të rrimë afër atyre, por Tiranën, televizionin e kujtoj me nostalgji, me merr malli, pasi jam larg nga miqtë, nga gjithçka, edhe pse shkoj e vij sistematikisht në Shqipëri”, shprehet ndër të tjera Mimoza Tafaj.

editorshqiplajme

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

14 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

15 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

16 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

2 days ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

3 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

3 days ago