“Rekord temperaturash tropikale”/ Meteorologia zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në Qershor dhe paralajmëron qytetarët

Meterologia, Anira Gjoni foli për ndryshimet klimatike. Ajo shpjegoi se ndryshimet klimatike janë si pasojë e ngrohjes globale dhe çdo vit po shohim temperatura të larta jo vetëm gjatë verës. Ndërsa nënvizoi se do të ketë një tjetër rekord temperaturash tropikale.

“Edhe në qershor do të ketë ditë me reshje, por do të jenë më të pakta. Vera presim të jetë e thatë, por sërish gushti mund të ketë disa ditë me reshje, ndërsa muaji korrik presim që të jetë i thatë. Temperaturat e pamë që vjet arritën në prag të kufirit maksimal, dhe shqetësues ishte fakti se na shqetësuan disa ditë me radhë.

Klima e vendit tonë është e larmishme dhe kemi qenë në vlerën e temperatura 3-6 gradë mbi normë”, shpjegoi ajo.

Gjoni foli edhe për aksidentet e fundit të njëpasnjëshme ajrore dhe turbulencat. Ndërsa theksoi se për këto situata kanë ndikim edhe faktorët meteorologjikë, pasi një prej faktorëve sipas saj është edhe mbivendosja e rrymave.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes