Emri i saj është pothuajse në çdo media.
Ajo është një person i dashur për publikun shqiptar falë pasionit dhe përkushtimit që ka ndaj drejtësisë. Kohët e fundit, një lajm jo i këndshëm për jetën e saj i tronditi të gjithë.
Juristja Eni Çobani, teksa udhëtonte për në qytetin e Tropojës bashkë me ish-Ministren e Jashtme të Kosovës, Edita Tahiri, humbi kontrollin e automjetit dhe pësoi një aksident të rëndë me makinë, duke rënë në humnerë në një lartësi prej 24 metrash.
Sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo tregoi me detaje momentin e aksidentit. Juristja tha se fillimisht kishte kuptuar se frenat e makinës nuk punonin dhe pasi ishte përpla sur me karrexhatën dhe kishte shkuar drejt humnerës, siç tregon ajo, kishte menduar se nuk do të dilte më e gjallë prej aty.
Është e vështirë të thuash që e ke kaluar. Kaloi momenti, patjetër, por trauma psikologjike dhe shpirtërore deri diku edhe fizike, do pak kohë të rikuperohet. Unë jam një natyrë që nëse kjo nuk do të bëhej publike, nuk do të flisja për të. U bë publike pa iniciativën time. Ka qenë një portal që nuk e di në ç’mënyrë arriti të marrë vesh që atë natë ndodhi një aksident në qytetin e Tropojës, më 27 Janar. Mediat kapën disa elementë, por kishte edhe pasaktësi. Më pas u bë publik nga bashkëpunëtori im Ardit Gjebra, i cili e bëri të vërtetë lajmin dhe unë nuk munda më të thosha jo”.
“Nga trauma e madhe që pësova nga aksidenti, as sot nuk e mbaj mend vendin ku kam bërë aksident. Më ofruan që ta shikoja vendin kur u ktheva, por nuk pata fuqi. I kam premtuar vetes që do shkoj sepse Tropoja është vendlindja ime e dytë, të parën kam Tiranën dhe të dytën Tropojën. Kaq e fortë ka qenë ngjarja. Aksidenti asnjëherë nuk bëhet për motive që do të bësh aksident, ai ndodh. Por sigurisht ka një shkak. Moti ishte i vështirë, rruga kishte ngrirë dhe kishte akull.
Përgatitja jonë nuk është aq e plotë për rrugë të tilla dhe kjo bëri që unë të ecja shumë ngadalë atë natë, për më tepër që kisha në makinë një të afërme timen, Edita Tahirin”.
“Unë mbaj mend çdo gjë. Kam qenë me shpejtësi të ulët. Në momentin që ne u afruam tek kthesa e Xhanës, një kthesë e rrezikshme që kush ka rënë nuk ka dalë më gjallë, por në momentin që ne kemi rënë kemi qenë në koshiencë të plotë. Kanë qenë sekonda, por kur pashë që frenat nuk punonin, i thashë Editës: “Diçka po ndodh”.
Makina nuk e mori kthesën dhe ne shkuam drejt në humnerë. Kur u përplasëm me karrexhatën, në atë moment menduam se çdo gjë mori fund dhe e vetmja fjalë që i kam thënë Editës ka qenë “më fal”. Nuk doja që takimi jonë të përfundonte në këtë formë. Disa ditë pasi e kam takuar më ka thënë: “Aksidentin e kam harruar, por nuk më hiqet nga mendja fjala jote”.
“Fati ishte i madh, Zoti ishte i madh. Jam shumë e emocionuar tani që flas. Kur ndaloi makina u gjendëm të kthyera në anë dhe Edita ishte tek këmbët e mia. Pas pak minutash erdhi një polic, i cili sapo më pa tha: Zonja Eni gjallë jeni? Ai nuk e besonte dot që mund të isha gjallë. “Dikujt i ke dhënë bukë”, më tha. Kemi rënë në 24 metra humnerë dhe të dyja shpëtuam mirë. Do ngelet një nga momentet më të vështira të jetës time, ku Zoti më sprovoi fort. Motivin se përse më sprovoi e di vetëm ai, por unë kam nxjerrë mësime të mëdha. Ne duhet të kuptojmë që jeta dhe shëndeti janë të parat”, tregoi Çobani.