Temperaturat e ajrit sot dhe nesër do të jenë shumë të larta, deri 30-31 gradë celsius, që është 6 gradë më lart se mesatarja e muajit.
Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani tha në emisionin GoodMorning Albanians se pjesa tjetër e javës do ketë një rënie graduale të ajrit, maksimumet do jenë në 28 gradë dhe në bregdet 26 grandë.
Parashikohet që gjatë javës të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira që pasdite do të sjellin intervale me reshje shiu, kryesisht në veri dhe qendër.
Paradite do kenë intervale të gjata me diell ndërsa pasdite shira lokal, ndërkohë që temperaturat do të vijojnë të jenë të larat.