Categories: Lajme

Zbardhen detajet tr**ditëse nga ngjarja në Shkodër. Nëna me 3 fëmijët nuk u hodh nga ura!

Zbardhen detaje nga dinamika e ngjarjes tragjike në Shkodër.

Mbrëmjen e 2 Majit, 39-vjecarja Alma Arrazi, së bashku me 3 fëmijët e saj, nuk u hodh nga ura e re e Bunës. Kjo tashmë është konfirmuar nga grupi hetimor. Mësohet se 39-vjecarja me 3 fëmijët i drejtohet fundit të urës, rrugë që të çon në rrugën nacionale Shkodër -Muriqan.

Prokuroria shkoi drejt kësaj piste, pasi trupi i vajzës se dytë u gjetë gjatë kërkimeve në zonën e Dajlanit rreth 100 metra nga ura e Bunës. Tashmë për hetuesit është e qartë se Alma Arrazi, e ka kryer veprimin ekstrem poshtë urës së re të Bunës, në anë të bregut.

Sa u takon hetimeve të deritanishme për tragjedinë që ka tronditur opinionin publik, ku nëna mbyti të vegjlit e saj e më pas veten, dyshimet janë tek bashkëshorti i cili mbahet në paraburgim me akuzën “Shkaktim i vetëvrasjes”.

Telefoni i Erdgys Arrazit, po ekzaminohet në laboratorin kriminalistik te Tiranës, për të vërtetuar nëse ky i fundit ka qenë pranë Almës dhe 3 fëmijëve, në kohën kur dyshohet të jetë kryer vetëmbytja.

Për analizimin e qelizave telefonike janë kërkuar të dhëna nga kompania celulare, si dhe po shihen mesazhet e komunikimet e tij mbrëmjen e 2 majit. Ndërsa telefoni i të ndjerës nuk është gjetur në vendin e dyshuar të ngjarjes.

Në shkurre janë gjetur kukulla dhe ambalazhe ushqimore, por ende s’ka përgjigje nga laboratori shkencor nëse ato i përkasin të ndjerëve.

Nga ana tjetër, personi kyç deri tani për hetuesit është kunata e Almës, Valentina Arrazi, e cila sic shihet në pamje ka pirë kafe me të para aktit ekstrem të vetëfjilimit me 3 fëmijët.

Në dëshminë e parë, Valentina Arrazi, ka thënë se Alma është ndarë me të duke i thënë se do të shkonte tek i vëllai në Durrës, për t’u qetësuar pas debateve me bashkëshortin.

Hetuesit thanë se ajo do të merret sërish në pyetje, me qëllim nxjerrjen e të tjera të dhënave që mund të zbardhin këtë ngjarje tragjike.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

16 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

18 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

20 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

20 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

21 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

2 days ago