“Dëgjova kur bëri ah dhe më pas..”/ Ngjarja h*rror, daja rrëfen si e vr*u mbesën 11-vjeçare me kaçavidë: E kapa nga flokët dhe e tërhoqa zv*rrë në fushë

Neveri dhe tmerr ka shkaktuar deklarata e vrasësit të Vasilikës para policisë greke.

37-vjeçari, të cilit fëmija i besonte si pjesëtar i familjes së ngushtë, përshkroi se si kishte planifikuar ta përdhunonte 11-vjeçaren, duke i kërkuar që nga mëngjesi i së dielës të dilte për shëtitje në orët e vona të pasdites, po të njëjtën ditë.

“Në mëngjes u ndala në furrë dhe pashë mbesën time. Nuk e di si më erdhi dhe i thashë të shëtisim. Ajo u përgjigj po. Vendosëm që të shkonim në 8 të mbrëmjes”, tha ai në rrëfimin e tij.

Ai ka shtuar më pas se e kishte në mend që t’a përdhunonte të miturën.

“Kur dola nga shtëpia e saj, që të mos shiheshim, shkova dhe e prita. Ajo erdhi me vullnetin e saj të lirë. Shkuam në një mini market dhe morëm pije freskuese. Kur arritëm atje ku po shkonim, e mora për dore dhe i thashë të kryenim marrëdhënie. Ajo më tha jo dhe se do t’u tregonte prindërve të saj”, ka rrëfyer 37-vjeçari.

Ky i fundit ka përshkruar gjithashtu edhe momentin e vrasjes së 11-vjeçares vetëm se nuk e pranonte ‘jo’-në nga ajo.

“U ngatërrova, e hodha poshtë dhe fillova ta gozhdoja me kaçavidë në qafë dhe në shpinë. E kapa nga flokët dhe e tërhoqa zvarrë në fushë. Aty dëgjova një “ah” dhe më pas asgjë. E hodha në kallamishte dhe shkova në shtëpinë e nënës sime”, ka treguar ai.

Bëhet e ditur se 37-vjeçari i cili ishte i lirë edhe pse ishte dënuar me nëntë vite burg për përdhunimin e një të miture tjetër, po e afërmja e tij është baba i katër fëmijëve dhe gruaja e tij është shtatzënë me të pestin.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes