Dhimbje e lot për nënën dhe babain e 11-vjeçares që u vr* nga daja: Jemi të rrënuar, doja një përgjigje pse e bëri këtë me vajzën time

Prindërit e 11-vjeçares Vasilika që u vra brutalisht nga daja e saj në Greqi, janë të rrënuar dhe mezi i gjejnë fjalët për tu prononcuar.

Duke folur më një media greke, ata shpërthyen në lot për humbjen në mënyrë të padrejtë të vajzës së tyre dhe i kërkojnë përgjigje autoriteteve se pse nuk u burgos kur ai përdhunoi një të mitur në vitin 2017. E pyetur se çfarë do i thoshte vrasësit të fëmijës së saj, ajo u shpreh: Do ta shikoja në sy dhe do ta pyesja pse e bëri këtë me vajzën time. Më jep një përgjigje.

Nga ana e tij, babai i Vasilikës duke u përpjekur të artikulojë disa fjalë, për 37-vjeçarin tha: Nuk vinte shpesh. Edhe vajza ime lau makinën e tij. 37-vjeçari u arrestua në vitin 2017 me akuzën e përdhunimit të një vajze 14-vjeçare, e cila në fakt është kushërira e parë e babait të 11-vjeçares Vasilika.

Në vitin 2020, sipas informacioneve të deritanishme, ai ishte dënuar në shkallë të parë nga gjykata e Zakynthos, por kërkesa e tij për pezullimin e ekzekutimit të dënimit ishte pranuar, deri në shqyrtimin e çështjes në Gjykatën e Apelit. Kështu, ai u la i lirë me kushte shtrënguese, ndër të cilat ishte edhe paraqitja në komisariatin e zonës së tij.

Me një dënim me kusht, vrasësi 37-vjeçar nuk shkoi kurrë në burg. Ligji e lejonte atë të qëndronte i lirë në mënyra kufizuese, por nëse do të gjykohej sot ai do të shkonte në burg.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes