Një 17-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pas një përplasje me motor mbrëmjen e djeshme në Itali. Viktima me inicialet A. K. është me origjinë shqiptare, por i lindur në Valcamonica.

Ai ka ndërruar jetë pasi u përplas me një mur në Bienno, të Valcamonica, teksa drejtonte motoçikletën.

Në të njëjtën motoçikletë me të si pasagjer, ishte edhe një shok i tij një vit më i vogël, me origjinë marokene, i cili mbeti i plagosur.

Sipas hetimeve të kryera nga policia, shqiptari kishte qenë në një festë ditëlindjeje me miqtë e tij, para se të ndodhte aksidenti.