Categories: Lajme

E bujshme! Mbërrin ‘Shota’, bisha e parë shqiptare e blinduar(Foto)

Shqipëria ka gati automjetin e parë të blinduar ushtarak.

Kompania shqiptare Timak ka përfunduar automjetin e parë shqiptar të blinduar, i cili do të prezantohet në ekspozitën e mbrojtjes dhe sigurisë Eurosatory në Paris.

I pagëzuar me emrin ‘Shota’, prototipi është dizenjuar nga dizenjatori shqiptar Grigor Andoni.

Administratorja e kompanisë Arjeta Puca tha se makina është përfunduar brenda një kohe shumë të shkurtër, rreth 3 muaj dhe me prezantimin e saj kompania ka patur shumë interesim nga shtetet e huaja.

“Automjeti do të prezantohet në panairin e Parisit në datat 17-21 qershor. Që tani ka patur shumë interes sepse na kanë rezervuar shumë takime, jo vetëm për autoblindin, por edhe për produktet tona të tjera”, tha Puca.

Sipas saj, një tjetër segment ku kompania ka kërkesë të madhe është dhe ai i dronëve.

“Sidomos për dronët ka një kërkesë shumë të lartë. Kompani nga Polonia, Çekia, Ukraina kanë dëshirë të ndërtojnë fabrika këtu në Shqipëri për të prodhuar dronë ushtarakë”, përfundoi Puca.

editorshqiplajme

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

16 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

17 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

18 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

2 days ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

3 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

3 days ago