Categories: Lajme

E rëndë! Flakët përfshijnë pallatin, raportohet për 41 vik*ima

Një zjarr që ka shpërthyer të mërkurën në një ndërtesë ku po qëndronin punëtorët në qytetin Mangaf në Kuvajt, ka lënë të paktën 41 të vdekur, ka thënë zëvendëskryeministri i Kuvajtit, Sheikh Fahad Yusuf Saud Al-Sabah për agjencinë “Reuters”.

Zëvendëskryeministri ka akuzuar pronarët e pronave për shkelje të rregullave dhe lakmi, ndërsa ka thënë se këta faktorë kanë kontribuuar në ngjarjen.

Incidenti është raportuar te autoritetet në orën 6 të mëngjesit, sipas gjeneralit Eid Rashed Hamad.

“Ndërtesa ku ka shpërthyer zjarri ka qenë e banuar nga punëtorët dhe ka pasur një numër të madh të punonjësve atje. Dhjetëra janë shpëtuar, por fatkeqësisht ka pasur shumë vdekje për shkak të inhalimit të tymit”, ka thënë një komandant policor. “Gjithmonë alarmojmë dhe paralajmërojmë kundër grumbullimit të shumë punonjësve në një ndërtesë”.

Ministria e Shëndetësisë së Kuvajtit ka thënë se të paktën 43 persona janë shtrirë në spital për shkak të zjarrit. Autoritetet e kanë shuar zjarrin dhe janë duke hetuar shkakun e tij.

editorshqiplajme

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

21 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

22 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

23 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

2 days ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

3 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

3 days ago