Tro*ditëse/ Nusja vr*t me th*kë burrin dhe vjehrrin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Kratovës në Maqedoninë e Veriut, ku një 63-vjeçar dhe djali i tij janë vrarë me thikë nga nusja e këtij të fundit.

Nusja 36-vjeçare, e identifikuar me inicialet V.I. është arrestuar, ndërsa trupave të dy viktimave, përkatësisht 38 dhe 63 vjeç, po u bëhet autopsia.

“Më datë 13.06.2024, në ora 22:08, nga ana e punonjësve policorë të Kratovës, u privua nga liria 36 vjeçarja V.I e cila dyshohet se në shtëpinë familjare në Kratovë ka sulmuar me mjet të mprehtë bashkëshortin e saj J.I (38) dhe babanë e tij S.I.(63), të cilët kanë ndërruar jetë.

Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupat e viktimave janë dorëzuar për obduksion derisa 36 vjeçarja V.I. është arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor”, njoftojnë nga ministria e Brendshme maqedonase.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes