E trishtë, modelja e njohur vd*s papritur në lule të moshës

Sipas raportimeve të mediave lokale, një influencere e njohur tuniziane vdiq pasi pësoi një atak në zemër teksa ndodhej në një jaht në Maltë.

Farah El Kadhi, 36-vjeç, numëronte më shumë se 1 milion ndjekës në Instagram, vdiq të hënën në spitalin Mater Dei rreth orës 6:30 të mëngjesit, raporton Times of Malta.

Ylli i mediave sociale dukej se nuk kishte lëndime të dukshme kur u shtrua në spital. Për të zbuluar shkakun e saktë të vdekjes ka nisur një hetim, sipas mediumit lokal.

Kadhi ka qenë me pushime në Maltë, ku ka promovuar edhe kompani dhe marka në Instagramin e saj.

Postimet e saj të fundit në mediat sociale tregojnë se ajo ndodhej në St. Julians, përgjatë bregut verilindor të Maltës.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes