Sipas MeteoAlb, vijon Shqipëria nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.
Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor, megjithatë nuk priten reshje në territor. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 10°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 33°C vlera maksimale e shënuar në skajin Jugor.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Për javën që presim përpara: vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Anticikloni Afrikan.
Pritet rritje graduale e temperaturave, të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja mujore klimatike.