Keni plane për fundjavën? Hakil Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Fundjavë me diell dhe temperatura të larta. Meteorologu Hakil Osmani thekson se e shtuna dhe e diela do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve por pasditeve priten kalime të lehta vranësirash, pa reshje shiu. Temperaturat në disa zona do të arrijnë deri në 34 gradë.

“Fundjava vijon të sjellë rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet të shtunën të jenë në vlerën 34 gradë celcisus. Të dielën do të kemi maksimume edhe në 35 apo 36 gradë në zona të izoluara, në qarkun e Elbasanit dhe Beratit. Nga ana tjetër, vija bregdetare, do të ketë temperatura nga 32-34 gradë të dielën. Sa i përket kushteve atmosferike të motit, e shtuna mbetet në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime, kalimeve të lehta të vranësirave, nuk do të jenë problematike dhe s’do të sjellin reshje. Gjithashtu edhe të dielën do të kemi, në pjesën e parë të ditës, intervale të gjata me diell, por pjesa e dytë e ditës, do të jenë më të dukshme vranësirat, të cilat do të jenë më të fokusuara në zonat veriore.”

Sa i përket vendeve të rajonit, ai tha:

“Fundjava sjell rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet për Kosovën të ngjiten në vlerën 29-30 gradë në Gjakovë dhe Prizren ndërsa në MV do të kemi maksimume që shkojnë shumë pranë vlerave 33 gradë në Shkup. Do të kemi mot të qëndrueshmë gjatë paraditeve ndërsa pasditeve do të ketë kalime të lehta vranësirash, ku të dielën do të krijohen mundësi të pakta me momente të izoluar ame reshje shiu, më të fokusuara gjatë kufirit me territorin shqiptar.”

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes