Kishte dhimbje në shpinë. Humb jetën 34 vjeçarja nëna e dy fëmijëve

Melinda Kolodynski vizitoi një mjek për të diskutuar dhimbjen e shpinës që ajo mendonte se kishte lidhje me periodat e saj.

Por një vit më vonë, 34-vjeçarja mori një diagnozë të një kanceri të rrallë dhe nëntë muaj më vonë ajo nuk jetoi me.

Ajo la pas bashkëshortin dhe dy djemtë, një gjashtëvjeçar dhe një trevjeçar. Pasi te vdiste ajo shprehu keqardhjen e saj që nuk mundi të shihte fëmijët e saj të rriteshin.

Diagnoza e saj e vërtetë ishte shumë e rënd. Pasi beri shumë analiza, ajo mori diagnozën e saj: angiosarkoma, një kancer jashtëzakonisht i rrallë i gjakut të indeve të buta. “ Është një lloj kanceri prej një në 10 milion, i cili zakonisht gjendet në sipërfaqen e lëkurës si kancer dytësor,” tha ajo.

Por statusi i tij i rrallë e bëri të vështirë gjetjen e një trajtimi efektiv.

Ajo nuk ishte e përshtatshme për asnjë provë klinike. Pasi kimioterapia dështoi, mjekët sugjeruan një operacion radikal për zgjerimin e legenit.

Nuk do ta shëronte kancerin, por mund t’i zgjaste jetën. “Por më pas, në minutën e fundit, kirurgët vendosën që tumori ishte shumë i madh për të garantuar ndonjë sukses, edhe me këtë dhe u dorezuan.

Ajo shfrytëzoi pjesën më të madhe të jetës së saj, duke u fokusuar te fëmijët e saj dhe duke i përgatitur ata për të ardhmen. “ Dua të vazhdoj të bëj gjërat normale me djemtë e mi,” tha ajo. “Më parë, nëse do të më kërkonin të lexoja një libër ndërsa po bëja darkën, do të vazhdoja të bëja darkën. I dua shume femijet e mi dhe cdo gje do beja per ta. Por tregohuni te kujdesshem me jeten tuaj dhe falenderoni cdo dite te jetes qe po kaloni.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes