Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku daja ka tentuar të përdhunojë mbesën e tij 11 vjeçe dhe më pas e ka vrarë atë me kaçavidë.
Sipas mediave helene krimi i rëndë ka ndodhur në Ili, ndërsa policia ka vënë në pranga 37-vjeçarin si autorin e dyshuar.
Gjithçka filloi mbrëmjen e së dielës, ku vogëlushja doli nga shtëpia e saj në Myrtia Ilias për të shkuar te gjyshi.
Pamjet nga kamerat e sigurisë kanë fiksuar një makinë të zezë, e cila rezultoi se i përkiste dajës së saj.
E mitura ka hipur në automjet sepse ka njohur dajën e saj të cilit i besonte. Këtu fillon thrilleri. 37-vjeçari e ka çuar fëmijën në një zonë rurale dhe ka tentuar ta përdhunojë.
Vogëlushja ka rezistuar dhe kur 37-vjeçari ka kuptuar se ajo do të fliste me prindërit, e ka goditur me një kaçavidë në qafë.
Më pas ai braktisi trupin e pajetë të vogëlushes dhe u zhduk.
Oficerët e Sigurimit të Pyrgos që arrestuan 37-vjeçarin kontrolluan të kaluarën e tij kriminale dhe zbuluan se në vitin 2020 ai ishte akuzuar për përdhunimin e një vajze 14-vjeçare.