Categories: Lajme

Mësuesja lë punën nga rroga e ulët, nuk jua merr mendja se çfarë ‘detyrohet’ të punojë në Tiranë

TIRANË- J. Palushi e kishte menduar ndryshe mësuesinë, kur fitoi të drejtën e studimit në Fakultetin e Shkencave të natyrës për matematikë në vitin 2009.

“Në fillim e kisha shumë qejf matematikën, mësuesinë, por ka ndryshuar shumë”.

Ajo braktisi profesionin dhe nisi një karrierë në estetikë. Si një sipërmarrëse e re me hapjen e një dyqani ku vajzat kujdesen për thonjtë, J tregon se të ardhurat në këtë fushë i sigurojnë jetesë shumë herë më të mirë se të zgjidhte të vazhdonte punën si mësuese.

“Dukej mirë se e shtunë e dielë pushim, me orare jo shumë të zgjatura, për një femër ngjan puna e duhur, por është shumë e vështirë. Mësuesi nuk ka autoritetin e dikurshëm si dhe ka një pagë shumë të ulët. Unë nuk ia dal dot me pagën e një mësuesi, është qeraja e shtëpisë, po shpenzimet e përditshme”, tha Palushi- estetiste.

J mendon se mësuesi në Shqipëri është i nënvlerësuar dhe kjo figurë nuk gëzon të njëjtin respekt si kur ajo ka qenë nxënëse në Kukës dhe i lindi dëshira për të pasur titullin mësuese.

Ndaj, ëndrra e saj për të qenë mësuese është shpërbërë dhe e vetmja gjë që do i mbetet është kartoni i diplomës. Të dhënat e regjistrimeve në universitetet, viteve të fundit, tregojnë se të rinjtë nuk kanë interes për degët e mësuesisë, të cilat rrezikojnë të mbyllen. Nga ana tjetër jo të gjithë mësuesit e diplomuar zgjedhin të ushtrojnë profesionin. TCh

editorshqiplajme

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

16 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

17 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

19 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

2 days ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

3 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

3 days ago