Ndarja e bujshme me Bes Kallakun, Xhensila Myrtezaj publikon foton me fëmijët në 7 mujorin e lindjes së djalit, por vëmendjen e mori..(Foto)

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku disa muaj më parë i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare, nga e cila kanë dy fëmijë, Amen dhe Ajka.

Djali i ish-çiftit feston 7 mujorin e lindjes, dhe në këtë ditë të veçantë këngëtarja ka surprizuar të voglin e saj me një tortë, mbi të cilën ka vendosur numrin shtatë.

Xhensila ka postuar në InstaStory një foto me dy fëmijët e saj, ndërsa krahas saj shkruan: “Gëzuar 7 mujorin drita e jetës sime!”

Megjithatë syrit të fansave nuk iu shpëtoi një detaj në foton që Xhensila postoi, dhe ishte mënyra se si këngëtarja thërret djalin e saj.

“Amen Kallaku” shkruan këngëtarja krahas fotos me dy fëmijët. Por, teksa Xhensila uroi të birin në 7 mujorin e ardhjes në jetë, Bes Kallaku ka vendosur të mos postojë asgjë në lidhje me Amen në rrjetet sociale.

Kujtojmë që ish-çifti janë në proces divorci dhe ishte Bes Kallaku ai që konfirmoi ndarjen nga bashkëshortja, duke treguar se tashmë fëmijët qëndrojnë me të

Fundi i marrëdhënies së tyre nuk ndodhi në mënyrë paqësore, dhe kjo vërehet qartë në thumbat e njëri-tjerit, ku ai i fundit ishte i Bes Kallakut me këngën
“Mosmirnjohja”.