Dy persona janë arrestuar në zonën e Kordelio-s në Selanik, pas ndjekjes së policisë. Dy të rinj, një 37 vjeçar dhe një 33 vjeçar nga Shqipëria ishin duke qarkulluar me makinë dhe nuk iu bindën policisë për të ndaluar.
Në këto momente, autoritetet helene nisën t’i ndjekin me qëllim kapjen e tyre.
Autorët kanë tentuar të largohen duke bërë manovra të rrezikshme, ndërsa gjatë ndjekjes kanë hedhur një pistoletë me karikator me 4 gëzhoja.
Bëhet me dije se gjatë ndalimit të mjetit, 37-vjeçari ka kërcënuar punonjësit e policisë, ndërsa ka rezistuar gjatë arrestimit.
Më në fund, nga hetimet rezultoi se 33-vjeçari shqiptar kishte hyrë ilegalisht në Greqi dhe nuk dispononte dokumente ligjore për qëndrimin e tij.