“Temperatura mbi 40 gradë”/ Meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit për javën: Duke nisur nga mesdita e..

Kjo javë pritet të jetë me temperatura të larta në të gjithë vendin.

Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se duke nisur nga mesdita e sotme do ketë ndryshime të temperaturave duke bërë që maksimumet të jenë deri në 35 gradë, më të larta vlerat në Elbasan, Berat dhe vijën bregdetare.

Duke nisur nga e marta e në vijim do ketë rritje të temperaturave në të dyja vlerat duke bërë që maksimumet deri në enjten të shkojnë deri në 40 gradë dhe në disa zonë mund të tejkalohet kjo vlerë.

Në vlerat e mëngjesit do ketë rritje graduale duke bërë që minimumet në zonat malore të jenë 14 gradë, ndërsa ultësira perëndimore të kemi 18-22 gradë celsius.