Këtë të hënë, vendi ynë pritet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.
Megjithatë, nuk parashikohet të ketë reshje shiu.
Sipas IGJEUM, era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit do të arrijnë:
në bregdet: 21 / 32 °C
në vendet e ulëta: 20 / 35 °C
në vendet malore: 17 / 30 °C.