Temperaturat do të kapin 43 gradë: Meteorologia tregon se si do të mbyllet muaji Qershor

Ballkani është përfshirë këtë javë nga vala e të nxehtit ekstrem me temperatura që pritet të arrijnë deri në 43 gradë celsius në 3 ditët në vijim dhe që pritet të vijojnë deri në fund të muajit.

Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja tha në “Dita Jonë” se, fokusi i temperaturave të larta do të jetë jugu dhe qendra e Shqipërisë.

“Të mërkurën 38 gradë e enjtja sjell të paktën 2 gradë rritje. Presim 40-41 gradë celsius në disa qarqe.

40 gradë-shi do të tejkalohet të enjten në zonat jugore; Gjirokastër, Tepelenë, Përmet dhe Berat. Rrezikohet Elbasani, Fieri dhe Tirana”.

Po kështu edhe rajoni do të jetë në kushtet e një vale të nxehti me temperatura që arrijnë sot në Kosovë dhe Mal të Zi 32 gradë celsius, ndërsa në Maqedoninë e Veriut temperaturat do të arrijnë 35-36 gradë.

Sipas meteorologes, temperaturat e larta do të vijojnë edhe në 10-ditëshin e fundit të qershorit.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes