Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e vrasësit të së miturës në Ilia të Greqisë, i cili ka pranuar se pak para se të vriste 11-vjeçaren, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të
Sipas informacioneve, autori, daja e viktimës, dyshohet se ka pranuar në polici se donte të bënte seks me të miturën. Ai rrëfeu se ajo nuk pranoi dhe kur i tha se do t’ia tregonte prindërve, ai e sulmoi me kaçavidë dhe e vrau duke i shkaktuar lëndime në gjoks dhe në pjesën e pasme
“I sugjerova që të takoheshim. Ajo reagoi dhe refuzoi. Vajza tha se do t’u tregonte prindërve të saj dhe unë e vrava me kaçavidën që kisha në makinë”, pretendoi ai.
(BalkanWeb)