Ditën e djeshme, një aksident i rëndë është regjistruar në Francë, ku kanë humbur jtën shtatë persona. Mësohet se mes viktimave janë pesë të rinj.
Aksidenti u regjistrua të martën pranë qytetit verilindor francez të Chartres.
Sipas raportimeve, një makinë në të cilën ndodheshin pesë të rinj, është përplasur kokë më kokë me një automjet tjetër që transportonte një çift të moshuar (85 dhe 90-vjeç).
Më pas, makina me pesë të rinjtë është përmbysur dhe pasi ka goditur një mjet tjetër, duke plagosur dy personat që udhëtonin. Pas përplasjes makina ka shpërthyer në flakë.
Dy të moshuarit vdiqën, ashtu si edhe pesë të rinjtë rreth 20-vjeç, të cilët u karbonizuan dhe nuk janë identifikuar ende, sipas prokurorit Chevalier.
Në aksident trafiku është përfshirë edhe një automjet i tretë në të cilin ndodheshin një grua 23-vjeçare dhe një 21-vjeçar, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.