Tragjedi në Greqi! 7-vjeçari shqiptar mbytet në det, i shpëtoi nënës nga vëmendja

Një ngjarje tragjikë është shënuar mesditën e kësaj të shtune (1 qershor) në Kretë të Greqisë.

Një fëmijë, rreth 7 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, ka ndërruar jetë teksa po notonte në plazhin e zonës.

Sipas medias creta24.gr, Nikolasi i vogël, i cili ndodhej me nënën e tij në shtëpinë e tyre, që gjendet disa dhjetëra metra larg plazhit, ka dashur të notojë.

Të njëjtat informacione thonë se nëna e tij ka refuzuar, por vogëlushi i ka shpëtuar vëmendjes dhe është gjetur në plazh.

Fatkeqësisht, pak minuta më vonë Nikolasi i vogël u nxor nga uji pa ndjenja .

Ka qenë një banor i zonës ka parë fëmijën duke notuar në ujë pa ndjenja dhe ka ngritur menjëherë alarmin.

Thirrja në EMS është bërë në orën 13:30 dhe mësohet se një djalë i vogël ishte shtrirë me fytyrë përtokë në ujë.

Në vendngjarje kanë shkuar banorë të fshatit dhe kalimtarë të rastit, të cilët me ndihmën e një defibrilatori dhe mjekut kanë tentuar të rikthejnë në jetë fëmijën.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe fëmija është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Viannos, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes