Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në rrugën Dragash-Zhur në Kosovë.
Një grua 42 vjeçe dhe vajza e saj 3-vjeç janë dërguar fillimisht në spitalin e Prizrenit, më pas për shkak të përkeqësimit të shëndetit në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) në Prishtinë.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se fatkeqësisht dy nënë e bijë nuk ia kanë dalë dot dhe kanë ndërruar jetë.
“Më datën 03.06.2024, rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.
Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtarëve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë ( një grua 42 vjeçare dhe një fëmijë 3 vjeçar ),
vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent i emergjencës se spitalit rajonal në Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kanë konstatuar emergjenca e QKUK-ës në Prishtinë, pasi që personi për shkak të lëndimeve është dërguar në Prishtinë”, thuhet në njoftim.