Tragjike në vend/ Konsumoi një sasi medikamentesh, vd*s 43-vjeçarja

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Klos, ku një 43-vjeçare ka humbur jetën, pasi konsumoi një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore antidepresive.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në banesën e saj.

43-vjeçarja u transportua në spitalin “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.