Tr*nditëse! 29-vjeçarja dh*nohet në banesë nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj! E reja përfundon në spital

Një 29-vjeçare është dhunuar brenda në banesë nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta.

Raportohet se uniformat blu kanë marrë informacion se e reja ishte dhunuan nga familjarët dhe kanë shkuar në vendngjarje.

Në pranga janë vendosur babai i saj, 60-vjeçari me iniciale A. B., i vëllai, 26-vjeçari me iniciale E. B., dhe i fejuari 34-vjeçari me iniciale A. J..

Mësohet se 29-vjeçarja e dhunuar ndodhet në spital është në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e 60-vjeçarit policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Parandalohet përshkallëzimi i dhunës në një familje.

Ushtruan dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, për motive të dobëta, vihen në pranga babai, vëllai dhe i fejuari i saj.

Sekuestrohen 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, që i posedonte babai, në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se një 29-vjeçare ishte dhunuar nga familjarët e saj, për motive të dobëta, në banesë, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.

Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasit: A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari). Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes