U largua drejt Amerikës, Ilva Tare zbulon punën e rëndësishme që po bën atje: Kam filluar punë në..

Gazetarja e njohur Ilva Tare ndodhet në Amerikë. Ajo u largua nga Shqipëria për t’iu bashkuar pjesës tjetër të familjes në Amerikë.

Pas 25 vitesh në median shqiptare, ajo u shpërngul në Uashington ku po jeton dhe punon.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Ilva tregon se ka nisur një projekt të rëndësishëm dhe se ndihet shumë e lumtur.

“Jam e emocionuar të ndaj disa lajme personale: Që nga 1 Prilli, jo vetëm që jetoj në anën tjetër të Atlantikut, por kam filluar të punoj me Këshillin e Atlantikut në Uashington, DC, ku do të lançoj serinë Balkans Debrief”, shkruan Tare në Twitter. Emisioni i saj i fundit televiziv në Shqipëri ishte “Now” stafetë të cilën ja kaloi gazetares, Erla Mëhilli.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes