Categories: Lajme

Valë nxehtësie ekstreme në Ballkan, ja sa do shkojnë temperaturat në Shqipëri

Ballkani është përfshirë këtë javë nga vala e të nxehtit ekstrem me temperatura që pritet të arrijnë deri në 43 gradë celsius në 3 ditët në vijim dhe që pritet të vijojnë deri në fund të muajit.

Meteorologia Tanja Porja tha në emisionin “Dita Jonë” se fokusi i temperaturave të larta do të jetë jugu dhe qendra e Shqipërisë.

“Të mërkurën 38 gradë e enjtja sjell të paktën 2 gradë rritje. Presim 40-41 gradë celsius në disa qarqe. 40 gradë-shi do të tejkalohet të enjten në zonat jugore; Gjirokastër, Tepelenë, Përmet dhe Berat. Rrezikohet Elbasani, Fieri dhe Tirana”.

Po kështu edhe rajoni do të jetë në kushtet e një vale të nxehti me temperatura që arrijnë sot në Kosovë dhe Mal të Zi 32 gradë celsius, ndërsa në Maqedoninë e Veriut temperaturat do të arrijnë 35-36 gradë.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

28 mins ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

1 hour ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

2 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

1 day ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

1 day ago