Month: July 2024

  • Moti ditët e para të gushtit/ Sinoptikanja jep parashikimin më të fundit

    Moti ditët e para të gushtit/ Sinoptikanja jep parashikimin më të fundit

    Sipas parashikimit të motit nga sinoptikania Tanja Porja, prolemi kryesor do të jete era e forte dhe problematike e cila favorizon zjarret ne vend. Persa i perket temperaturave te larta, pritet qe maksimumi te arrije deri në 37 grade ne rang vendi.

    Nuk priten reshje shiu por vetem vranesira.

    Edhe gjate muajit temperaturat e larta deri ne 40 grade do te jene sporadike dhe ne zona te izoluara.

    Nuk ka më vale intensive si ne korrik.

    Me poshte video e plote per ditet e para te muajit Gusht

  • Moti ditët e para të gushtit/ Sinoptikanja jep parashikimin më të fundit: Problematike do të jetë..

    Moti ditët e para të gushtit/ Sinoptikanja jep parashikimin më të fundit: Problematike do të jetë..

    Sipas parashikimit të motit nga sinoptikania Tanja Porja, prolemi kryesor do të jete era e forte dhe problematike e cila favorizon zjarret ne vend. Persa i perket temperaturave te larta, pritet qe maksimumi te arrije deri në 37 grade ne rang vendi.

    Nuk priten reshje shiu por vetem vranesira.

    Edhe gjate muajit temperaturat e larta deri ne 40 grade do te jene sporadike dhe ne zona te izoluara.

    Nuk ka më vale intensive si ne korrik.

    Me poshte video e plote per ditet e para te muajit Gusht

  • Blendi Fevziu blen disa fruta ne market: Tro*ditet kur shikon se sa nitrate ka pjepri

    Blendi Fevziu blen disa fruta ne market: Tro*ditet kur shikon se sa nitrate ka pjepri

    Gazetari i njohur, Blendi Fevziu ka bërë një analizë të disa fruta dhe perimeve në treg, nga ku ka rezultuar se kanë një nivel të lartë nitrati.

    Ai me një detektor ka matur nivelin e nitratit në disa fruta, ku ka rezultuar se kishin një nivel shumë më të lartë se normalja.

    Fevziu nivelin e larte të nitratit tek frutat dhe perimet e ka quajtur kriminale, teksa thotë se është si të pish çdo ditë helm.

    “Sot paradite më ndodhi diçka e frikshme. Ime shoqe më thirri për të më treguar një gjë që vlen jo për mua, por të gjithë ju dhe që përbën një shqetësim.

    Disa kohë më parë në një takim me lexues një djalë më fali një detektor për të matur nivelin e nitratit dhe të rrezatimit te fruta perimet.

    Ime shoqe që e përdor atë më tregoi se çfarë problemi kishte me pjeprin.

    Shikojeni, ky është një pjepër i blerë dje në pazar. 1000 nga 90 që duhet të jetë masa.

    Në të gjitha matjet shkon nga 700 në 1000. Është e frikshme. 1000 e ca përqind më i rrezikshëm me përmbajtjen e nitratit.

    Do doja ta bëja dhe më një tjetër, për të provuar që ka edhe të mira. Po shkoj tek nektarina.

    Po provoj nektarinën dhe matjen e saj. Nektarina rezulton 30 nga 60. Që është gjysma e normës. Është krim, po e quaj këtë (i referohet pjeprit) një gotë helm që ti e pi pak nga pak çdo ditë”, tha Fevziu ndër të tjera.

  • ‘Kokë e këmbë me Gucci’/ U dëbua dy herë dhe u rikthye përsëri, si ‘skifteri’ nga Lezha bën jetë SHEIKU në Angli

    ‘Kokë e këmbë me Gucci’/ U dëbua dy herë dhe u rikthye përsëri, si ‘skifteri’ nga Lezha bën jetë SHEIKU në Angli

    Daily Mail i ka kushtuar një artikull shqiptarit Dorian Puka, i cili u dëbua dy herë nga Britania e Madhe. I veshur nga koka te këmbët me një veshje të ngjashme Gucci përpara një suite 1100 £ për natë buzë plazhit në një hotel me pesë yje në Cornish, Dorian Puka duket si një pushues në Britani të Madhe. Por ai mban një gjurmues elektronik monitorimi në kyçin e këmbës së majtë.

    Megjithatë, ai nuk duhet të jetë aspak në Britani, pasi tashmë është deportuar dy herë në vendlindjen e tij, Shqipëri, pas një liste krimesh në periferi të Londrës. Ai fillimisht u burgos për nëntë muaj pas përpjekjes për të grabitur një pronë në Twickenham në vitin 2016 përpara se të dëbohej vitin e ardhshëm. Por brenda 12 muajsh ai u kthye në Britaninë e Madhe, ku kreu një mori vjedhjesh. Është e paqartë se si ai u rikthye në vend. Ai u kap përfundimisht, me një orë të shtrenjtë të vjedhur, nga një oficer në jug-perëndim të Londrës.

    Puka u burgos për tre vjet e gjysmë, por ai nuk u ndal edhe pse ishte pas hekurave. Ai fitoi famë duke postuar foto në një telefon kontrabandë me të burgosur të lidhur me grupet e krimit të organizuar. Në njërën prej tyre ai ka pozuar me një koleg të dënuar dhe ka shkruar: ‘Nga HMP hidhemi në VIP!!!!’- ndërsa ai ka vazhduar të jetojë pa pengesa në MB sipas Daily Mail. Ai u deportua në mars 2020, por u kthye në janarin e ardhshëm. Postimet në mediat sociale treguan se ai kishte udhëtuar përmes Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës.

    Në kohën kur informacioni iu kalua Zyrës së Brendshme, por pavarësisht paralajmërimit se ai ‘duhet të jetë i përgatitur për t’u përballur me ndjekjen penale dhe largimin’ ai ka vazhduar të jetojë pa pengesa në MB. Këtë javë, MailOnline e gjurmoi atë në hotelin Carbis Bay pranë St Ives, Cornwall – i cili më parë priti liderët botërorë duke përfshirë Boris Johnson dhe Joe Biden në samitin e G7 të 2021-ës. E morëm në pyetje ndërsa pinte kafe me një shoqëruese në restorantin The Orangery, shkruan media britanike. Ai i tha gazetarit tonë se kishte ardhur për një udhëtim për ditëlindje dhe Home Office e dinte se ku ishte.

    “Pra, çfarë? Ata [The Home Office] dinë gjithçka, kështu që pse duhet të dini? Kam një gjurmues në këmbë, cili është problemi? Kam probleme në vendin tim. Unë kam një gjurmues në këmbën time, ata dinë gjithçka, kështu që pse po më shqetëson. Nuk e di se çfarë doni nga unë, po më shqetësoni”, tha ai.

    Qëndrimi ka të ngjarë t’i ketë kushtuar Pukës të paktën 5,000 £ – një shumë princërore për një burrë, dy deportimet e të cilit e pengojnë atë të punojë legalisht në MB. Kur autoritetet nuk arritën të gjenin Pukën, ne grumbulluam informacione nga mediat sociale, copëza gazetash dhe komuniteti shqiptar për ta gjurmuar atë në një apartament me dy krevate prej 250,000 £ në Hounslow, në perëndim të Londrës. Që nga kthimi në Britani, ai ka treguar një flotë makinash luksoze që përfshin një Porsche Cayenne 75,000 £, një Mercedes G-Wagon 130,000 £, Bentley Bentayga 155,000 £, një BMW X5 55,000 £, një Mercedes AMG 46,000 £, 35,000 Jaguar XF

  • Nëna lind trinjak në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Shikoni sa bukur i ka quajtur

    Nëna lind trinjak në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Shikoni sa bukur i ka quajtur

    Mirë se erdhët Kajla, Kain dhe Krid!
    📍Në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” kanë ardhur në jetë 👶👶👶 trinjakët të cilët gëzojnë shëndet të plotë dhe secili përfiton bonusin e bebes në masën 120 mijë lekë.

    🙏 Mirënjohje mjekëve dhe infermierëve të këtij Materniteti për shërbimin e përkushtuar dhe profesionalizmin në kujdesin ndaj JETËS.
    truk i thjeshtë për të zgjatur seksin në 3 orë! Shih sekretin
    ×
    Rreth 👨‍👩‍👦‍👦 200 mijë familje që janë gëzuar me ardhjen në jetë të fëmijëve të tyre kanë përfituar mbështetjen financiare të qeverisë për çdo të porsalindur përgjatë pesë viteve të fundit.

    ⏩ Ky program do vijojë të mbështesë familjet që jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri.

  • Pushime në Gusht? Meteorologu zbulon çfarë pritet të ndodhë 15-ditëshin e parë të muajit

    Pushime në Gusht? Meteorologu zbulon çfarë pritet të ndodhë 15-ditëshin e parë të muajit

    Meteorologu Hakil Osmani ka bërë një përmbledhje të situatës së motit për fundin e Korrikut dhe fillimin e Gushtit.

    Osmani parashikon që pas të mërkurës (31 korrik) do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave me 2-3 gradë e cila do të shoqerohet me reshje shiu lokale. Sipas meteorologut, Gushti parashikohet të ketë temperatura më të të larta se normalja e muajit, optimale për plazh.

    “Dita e hënë dhe e marta do te këtë temperatura të larta, shumë pranë 40 gradë celciusit. Duke filluar nga dita e mërkurë (31 korrik) dhe në vijim do të kemi rënie graduale të temperaturave. Po ashtu vranësirat do të shtohen duke filluar nga e mërkura në zonat veriore dhe ato lindore kurse gjatë fundjavës (3-4 gusht) do të kemi reshje lokale shiu.

    Në orët e mëngjesit dhe gjatë mbrëmjes temperaturat do të jenë më të ulëta, pra mëngjeset dhe darka gjate 15 diteve te para të gushtit pritet të jenë më të freskëta. Por nuk duhet të tremben ata që janë me pushime ne Gusht pasi temperaturat do të jenë në vlerat 37-38 gradë. 15 ditëshi i parë i gushtit do të ketë vlera më të larta se normalja shumë të përshtatshme për plazh”, tha meteorologu.

  • Tragjike/ Helikopteri përplaset me një ndërtesë, raportohet për vi*tima

    Tragjike/ Helikopteri përplaset me një ndërtesë, raportohet për vi*tima

    Një helikopter u përplas me një ndërtesë në Irlandë sot, duke shkaktuar viktima, tha policia.

    Përplasja ndodhi pranë Killoocan në qarkun Westmeath të Irlandës rreth orës 15:30 me orën lokale, konfirmoi policia irlandeze.

    Policia dhe shërbimet emergjente ndodhen në vendngjarje.

    Autoritetet nuk mund të konfirmojnë numrin e saktë të viktimave në këtë fazë.

  • Tragjedi në Brazil: Humb jetën në aksident rrugor lojtari i kombëtares italiane dhe i ati

    Tragjedi në Brazil: Humb jetën në aksident rrugor lojtari i kombëtares italiane dhe i ati

    Një djalosh 18-vjeçar, një talent i ri futbolli me pesë dhe babai i tij, nga Terni, humbën jetën pas një aksidenti rrugor në Brazil. “Lajmi tragjik – lexohet në komunikatën e shpërndarë në faqen zyrtare të FIGC – ka tronditur futsal-in, futbollin italian dhe kombëtaren.

    FIGC dhe presidenti Gabriele Gravina marrin pjesë në zinë e familjes Salvetti, për ndarjen nga jeta të të riut Gianluca – talent i skuadrës italiane U19. – dhe të babait Rafael, në një aksident rrugor në Brazil”.

    Salvetti, i lindur në vitin 2006 në Terni (aty ku babai i tij luante në ato vite), kishte qenë një nga protagonistët e aventurës së kombëtares italiane në kampionatin e fundit europian të luajtur në Porec. Kohët e fundit ai kishte zyrtarizuar transferimin e tij nga Giorgione (klubi venet me të cilin luajti edhe finalen e kampionatit nën 17 vjeç në Pesaro në vitin 2023) te Roma Calcio a 5. Edhe motra e tij e vogël u plagos dhe sipas informacioneve është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

  • Euro në rënie drastike, monedha europiane prek një rekord të ri minimumi historik

    Euro në rënie drastike, monedha europiane prek një rekord të ri minimumi historik

    Euro ka shënuar një rënie të lehtë në kursin e këmbimit në ditët e para të kësaj jave, aq sa për të regjistruar një minimum të ri historik në kursin e këmbimit me lekun.

    Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të martën me 100.23 lekë, nga 100.24 lekë që ishte rekordi i mëparshëm, i shënuar më datë 25 qershor.

    Luhatjet e kursit të këmbimit këtë verë janë minimale dhe kanë kryesisht vlerë statistikore, duke qenë se qysh prej muajit maj e në vazhdim, kursi është mbajtur praktikisht i fiksuar nga Banka e Shqipërisë, pak sipër nivelit të 100 lekëve.

    Megjithatë, sezoni veror e ka ngushtuar ndjeshëm hendekun e mbiçmimit vjetor të euros. Rënia vjetore e kursit të këmbimit ka zbritur në 2.6%, nga 9.1% që kishte qenë në fund të vitit 2023.

    Në kushtet e rritjes së prurjeve valutore gjatë sezonit veror, Banka e Shqipërisë ndërhyn periodikisht në tregun valutor duke kryer blerje të drejtpërdrejta të valutës, me qëllim për të mos lejuar rënien e monedhës europiane poshtë kufirit të 100 lekëve. Kjo ndërhyrje është argumentuar me objektivin ligjor të inflacionit. Në pjesën e parë të këtij viti, inflacioni ka rënë poshtë objektivit prej 3% të Bankës së Shqipërisë. Sipas INSTAT, në muajin qershor inflacioni vjetor ishte 2.1%, në nivelet më të ulët të tre viteve të fundit. Një efekt të rëndësishëm në uljen e inflacionit ka patur edhe forcimi i lekut në kursin e këmbimit me euron, duke ulur inflacionin e importuar nga jashtë.

    Sipas Bankës së Shqipërisë, vlera e valutës së blerë në treg do të bëhet publike vetëm në raportin për ndërhyrjet në tregun e parasë, që si rregull publikohet me një kohë vonesë prej tre muajsh.

    Banka e Shqipërisë nuk ka përcaktuar afate apo parametra të qarta për ndërhyrjen e saj në kursin e këmbimit. Besohet se objektivi i ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë është të mos lejojë rënien e euros poshtë kufirit të 100 lekëve, i përcaktuar si një lloj kufiri psikologjik. Pritet që presionet mbiçmuese mbi monedhën kombëtare do të bien pas sezonit veror, megjithatë kjo është e vështirë të thuhet me siguri, duke qenë se në vitet e fundit as mbarimi i sezonit të pushimeve nuk ka sjellë ndonjë zhvlerësim domethënës të lekut.

    Leku i fortë ka ndihmuar në uljen e inflacionit të mallrave të importuara, por nga ana tjetër ka patur efekte negative mbi sektorët eksportues të ekonomisë shqiptare. Pasojat kanë qenë veçanërisht serioze në sektorin e fasonerisë, por ndërkohë edhe bizneset e lidhura me turizmin e shpjegojnë pjesërisht rritjen e çmimeve me zhvlerësimin e monedhës europiane./Monitor

  • Gusht përvëlues apo..? Sinoptikanja zbulon çfarë pritet me motin në vijim

    Gusht përvëlues apo..? Sinoptikanja zbulon çfarë pritet me motin në vijim

    Sipas sinoptikanes Rezarta Xhakollari, ditët në vijim pritet një rënie graduale e temperaturave.

    Nesër temperaturat maksimale pritet te arrijne deri ne 37-38.

    Fundjavës tjetër pritet të rikthehet i nxehti

    Në muajin gusht priten edhe temperatura 40 grade por jo me intensitetin e korrikut.

    Ndiqni më poshtë videon