Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të të premte në Mesini të Greqisë ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 4 persona ndërsa 5 janë me lëndime të shumta, mes tyre edhe një foshnjë vetëm 1 vjeçe dhe një 14 vjeçare.
Sipas mediave greke aksidenti i trafikut në Mesini ka ndodhur në autostradën Pyrgos-Kyparissias , në lartësinë e Elias, kur një kamion që lëvizte në drejtim të Qiparisisë ka humbur kontrollin, është “palosur”, ka shkuar në drejtim të kundërt dhe ka tërhequr zvarrë tre makina e i ka shtypur ato
Përplasja ka qenë aq e ashpër sa makinat janë kthyer në një masë pa formë dhe zjarrfikësve iu është dashur të presin çatitë e automjeteve për të nxjerrë 4 të vdekur dhe 5 të plagosur.
Sipas informacioneve të deritanishme të vdekur janë një vajzë 13-vjeçare dhe një 50-vjeçar të cilët ndodheshin së bashku në njërën makinë dhe një vajzë 12-muajshe dhe një burrë 38-vjeçar në makinën tjetër.