Dhjetë persona vdiqën dhe dhjetëra u plagosën të premten kur një autobus turistik u përplas me një shtyllë autostrade në shtetin juglindor të Sao Paulos të Brazilit, thanë zyrtarët.
Aksidenti ka ndodhur në agim në rajonin Itapetininga
“Kishte 52 të dëmtuar në total, nga të cilat 10 vdiqën në vendngjarje,” i tha AFP-së një zyrtar i Sekretariatit të Sigurisë Publike (SSP) të Sao Paulos.
Të plagosurit u nxorën nga ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit e u dërguan në tre spitale në Itapetininga dhe Sorocaban fqinje. Pesë prej tyre kishin lëndime të rënda
Një raport aksidenti i hartuar nga departamenti i transportit i shtetit tha se shoferi kishte raportuar një dështim mekanik që e bëri atë të humbiste kontrollin e autobusit.
(Balkanweb)