Aktori Laert Vasili injoron Janullatosin, merr bekimin në Kishën shqiptare të Shën Kozmait në Elbasan

Aktori i njohur Laert Vasili ka zgjedhur Kishën e Shën Kozmait në Elbasan, për ta vizituar së bashku me të afërmit e tij, aty ku është bekuar nga At Nikolla Xhufka.

Në një meshë private, At Nikolla Xhufka e ka bekuar dhe dekoruar Vasilin me ofiqin “Nderi i Kishës Kombëtare Shqiptare” . “Ofiqi u dha për kontributin e madh qe Z.Vasili ka dhën në kishën tonë”, njofton kjo Kishë.

Kjo është në zgjedhje domethënëse për aktorin Vasili, i cili si shumë ortodoksë të tjerë shqiptarë, duket se nuk e gjejnë veten të përfaqësuar nga Kisha Autoqefale e Shqipërisë me në krye Anastas Janullatosin.

Vlen të theksohet se Kisha e Janullatosit e ka denoncuar dhe është distancuar nga At Nikolla Xhufka, duke thënë se ai nuk përfaqëson ortodoksët në vend. Kjo ka ardhur pas disa deklaratave të At Nikolla Xhufkës me ngarkesa patriotike.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes