Categories: Lajme

E rëndë! Aksidentohet autobusi me 60 pasagjerë, tre në gjendje kritike

Një aksident i rëndë dë është regjistruar në autostradën C-32, pranë Barcelonës. Pamjet e aksidentit që tregojnë një autobus të përplasur në hyrjen e një tuneli kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa nga 60 pasagjerë që ndodheshin në mjet, 3 prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Në momentin e aksidentit autobusi po udhëtonte midis qyteteve Santa Susanna dhe Palafolls.

Autobusi ka humbur kontrollin në hyrje të tunelit dhe është përplasur me murin anësor, me mjetin që ka ngecur në pozicion vertikal.

Autobusi po transportonte 60 punëtorë të Inditex nga Barcelona, në magazinat në pronësi të kompanisë në Tordera.

Për të ndihmuar në aksident janë aktivizuar 24 ekipe zjarrfikëse dhe dy helikopterë. Shërbimet e urgjencës kanë vazhduar me evakuimin e të gjithë pasagjerëve, pa të dhëna për viktima për momentin .

Siç njofton Departamenti i Shëndetësisë në Katalonjë, janë tre persona në gjendje kritike, njëri prej tyre shoferi, të cilët janë transferuar me helikopterë mjekësorë në spitale të ndryshme.

Tre persona të tjerë janë transferuar në gjendje më pak të rëndë në Mataró, ndërsa ndihmë mjekësore kanë marrë 52 persona.

Autostrada C-32, është ende e mbyllur midis Pineda de Mar dhe Tordera në drejtim të Gironas.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

16 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

18 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

19 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

20 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

21 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

2 days ago