E trishtë/Politikani Rama humbet të atin: Komandanti im i mbylli sytë përgjithmonë!

Politikani dhe gazetari Luan Rama ka humbur të atin ditën e sotme. Lajmi e ka bërë vetë më dije Rama i cili shkruan se “Zemra e Mersin Ramës pushoi së rrahuri”

“Më duhet të shkruaj nën peshën e malit të dhimbjes së birit që humbet babën se KOMANDANTI IM i mbylli sytë përgjithmonë! Zemra e Mersin Ramës pushoi së rrahuri, për të pulsur për aq sa të kem frymë në zemrën time.

Ceremonitë e nderimit dhe të përcjelljes do të zhvillohen në Shtëpinë e Funeraleve Alba 2000, në ish ambasadën jugosllave, në Rrugën e Durrësit. Ceremonia e varrimit do të kryhet sot më datë 18 korrik, në ora 16:00 në varrezat e Tufinës.” – shkruan Rama.