Java nis me temperatura “afrikane”/ Meterologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit: Nga e mërkura, pritet..

Java nis me temperatura të larta në vendin tonë. Meterologu i Meteoalb, Hakil Osmani thotë se maksimumet do të jenë deri në 40 gradë celcius.

Nga e mërkura, do të ketë rënie të lehtë të temperaturave. Moti do të jetë i qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell.

“Kjo javë nis me temperatura të larta, maksimume shumë pranë vlerave 40 gradë celcius, në qarqet e Elbasanit dhe Elbasanit. Ndërsa qytetet e zonës së ulët do të jenë në vlerën deri në 39 gradë celcius, do të kemi Gjirokastrën, Tiranën dhe Shkodrën. Vija bregdetare, ditën e sotme dhe ditën e martë, do t’i ketë temperaturat e ajrit nga 36 e shumë pranë vlerës 38 gradë celcius. Ndërsa në zonat malore, do t’i kemi temperaturat e ajrit, nga 33-37 gradë celcius. Përsa i përket kushteve atmosferike, do të kemi mot të qëndrueshëm, do të kemi intervale të gjata me diell gjatë 24 orëshit.

Vetëm në orët e pasdites kemi kalime të lehta të vranësirave. Duke filluar nga dita e mërkurë e në vijim, kemi rënie graduale të tempraturave të ajrit, duke bërë që maksimumet në rang territori, të jenë 37-38 gradë celcius. Sa i përket Kosovës, ditën e sotme kemi temperatura të larta, maksimumet do të jenë 37-38 gradë celcius. Nga e marta do kemi ulje të temperaturave deri në 34 gradë celcius. Maqedonia e Veriut, temepratura të larta ditën e sotme dhe ditën e martë, deri në 39 gradë celcius. Dita e mërkurë sjell ulje të temperaturave”, theksoi ai.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes