Keni plane për fundjavë? ‘Kapriçot’ e motit, zbuloni çfarë pritet të ndodhë

Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të kemi intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të bëhen gjatë orëve të pasdites në zonat malore, sipas Meteoalb.

Për sa i përket orëve të para të mëngjesit kemi pasur rritje të lehtë të temperaturave të ajrit duke bërë që minimumet të jenë regjistruar në 14 gradë Celsius në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet mbeten në vlerën 35 ose 36 gradë Celsius në qytetet e zonës së ulët. Fundjava sjell rritje të temperaturave, vlera minimale ditën e nesërme do të jetë 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalja shkon në 36 gradë Celsius. Dita e diel do të sjellë rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që mëngjesi të regjistrojë vlerën 16 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimumet të shkojnë në 37 gradë Celsius.

Për sa i përket kushteve atmosferike kemi dominim të motit të qëndrueshëm duke bërë që orët e para të paradites dhe mesdita të jenë në dominim e intervaleve të gjata me diell, ndërsa pasditet sjellin kalime të lehta të vranësirave.

Për sa i përket vendeve të rajonit, Kosova ditën e sotme regjistron vlerën 29 gradë Celsius. Mbeten të pandryshuara temperaturat e ajrit, por do të kemi një rritje të tyre ditën e diel, duke bërë që maksimumet të shkojnë deri në 30 gradë Celsius. Për sa i përket kushteve atmosferike do të kemi një mot të qëndrueshëm.

Në Maqedoninë e Veriut temperatura maksimale ditën e sotme pritet të shkojë në 30 gradë Celsius. Dita e shtunë po ashtu sjell temperatura të pa ndryshueshme, por të dielën do të kemi rritje te temperaturave, ku pritet të regjistrohet vlera 31 gradë Celsius.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes