Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur të shtunën, në orën 18:38 (ora lokale greke) në zonën detare në jug të Kretës.
Instituti Gjeodinamik raporton se epiqendra ishte 26 kilometra në jugperëndim të Paleochora Chania dhe se thellësia fokale ishte 4.6 kilometra.
Nuk raportohet për dëme ose të lënduar.