Më në fund lajme të mira nga moti, ja çfarë thotë meteorologu për ditët në vijim

Më në fund lajme të mira nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Megjithëse vendi ynë është përfshirë nga një valë e re e të nxehtit afrikan, ajo nuk është aq përvëluese dhe torturuese sa ajo e dy javëvetë të shkuara të korrikut.

Ditët në vijim vendi ynë sipas parashikimeve, pritet të ketë mot me diell dhe temperatura të cilat do vijnë në rritje 36-37 grade celcius. Masat ajrore që do të qarkullojnë do të jenë të nxehta, por nuk do të jetë të njëjta me temperaturat që në kaluam ne mesin e Korrikut.

Ndërsa javen qe vjen edhe pse pritet nje rritje e temperaturave ato nuk do te arrijne nivelin dhe intensitetin e diteve te nxehta të korrikut. Maksimumi pritet që ditën e martë, të mërkurë dhe të enjte temperatura të shkojnë deri në 39-40 gradë Celcius. Vlen të theksohet se keto do te jene vetem dy tre dite dhe nuk do te kete nete te nxehta tropikale si në korrik.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes