Kur arrin moshën 40 vjeçare, thonjtë e tij e humbasin elasticitetin dhe fuqinë, duke e pasur të pamundur ta rrokin prenë, e cila është burimi kryesor i ushqimit.
Në këtë moshë, edhe sqepi i tij i mprehtë dhe i fuqishëm, fillon e lakohet duke mos e kryer funksionin e tij. Dyzet vitet mbi supe, i bëjnë dhe krahët e tij të rëndë për shkak të peshës së puplave, të cilat i ngjiten për trupi, duke ia vështirësuar fluturimin.
Këto kushte, e detyrojnë skifterin të ndërmarrë një vendim tejet të vështirë. Alternativa tjetër është vdekja e ngadaltë të cilën ai e refuzon. Ai vendos t’i hyjë një përvoje ndryshimi tërësor, e cila do t’i zgjasë 150 ditë. Po çfarë bën skifteri? Le ta shohim së bashku.
Ai fluturon në majën më të lartë, atje ku dhe ndërton foletë. Pastaj, së pari fillon e godet sqepin në shkëmbinj, me aq forcë që ka, derisa t’i thyhet. Së dyti, pasi ta ketë thyer sqepin, pret derisa ti rritet.
Së treti, me sqepin e ri, fillon e shkul kthetrat e këmbëve. Së katërti, pasi t’i jenë rritur kthetrat, fillon e shkul të gjitha puplat e vjetra. Pesë muaj pas kësaj torture, skifteri i kthehet sërish fluturimit në qiell, si të kishte lindur për së dyti.
Ky ndryshim i dhimbshëm, e mundëson të jetojë dhe për 30 vite të tjera. Nganjëherë, për të mirën tonë, na kërkohet që të bëjmë ndryshime rrënjësore në jetë, edhe pse janë të vështira.