Pronari i një hoteli në Velipojë ka dërguar në redaksinë e JOQ një video ku tregon dhomën e kthyer në një kosh plehrash nga disa pushues nga Kosova.
Në video, ai dëgjohet duke shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tij për gjendjen e dhomës pas largimit të pushuesve.
“Shihni si ma lanë dhomën vëllezërit kosovarë!” dëgjohet pronari të thotë në video. “Pastaj thonë se ne nuk i respektojmë ata! Tre persona për 70 euro!”
Në pamjet e publikuara, dhoma duket në një gjendje tejet të pisët, me mbeturina të shpërndara kudo dhe mobilie të dëmtuara.