Recetat e gjyshes për çdo sëm*ndje: dhimbje të kokës, rënje e flokëve, ishijas, ftohje

Barnishte, çajra, bimë të ndryshme dhe receta jo të përditshme janë pasuri e barnatores popullore që na ndihmon tek shumë sëmundje, kurse aftësia shëruese e tyre shpesh këndshëm na befason

Për shumë sëmundje, mençuria popullore ka një fshehtësi dhe këshillë të veten. Shumë njerëz kur sëmuren para se të shkojnë te mjeku tentojnë të shërohen në rrugë alternative, me receta të gjyshes dhe këshillave të vjetra popullore. Edhepse medicina zyrtare është e dyshimtë në këtë lloj mjekimi, gjithkush së paku njëherë në jetë provon ndonjë recetë popullore

Kundër rënies së flokëve

Thonë se nëse keni probleme me humbjen e flokut, rakia e mirë shtëpiake, disa kokrra të hudhrës dhe pak hithra janë zgjidhje e mirë për problemet e juaja. Në një litër raki rrushi, shtoni kokrrat e hudhrës dhe një grusht rrënjë të hithrave. Koncentrati i tillë të vendoset në një vend të nxehtë dhe me diell një muaj. Pas një muaji, të kullohet lëngu dhe i njëjti të vendoset në rrënjët e flokëve

Në raste të djegies

Gjyshja do të ju thotë se djegia do të zbutet nëse menjëherë vendin e djegur e lyeni me sipërfaqen e patates së prerë. Duke shijuar gjellën, shpesh ndodhë që të djegni gjuhën. Nëse ju ndodhë në t’ardhmen, mjafton që të pini pak uthull dhe dhimbja e pakëndëshme do të zhduket

Kur keni dhimbje veshi

Gjithkush që ndonjëherë ka patur dhimbje veshi e din se kjo është një nga dhimbjet më të shëmtuara dhe më të mundimshme. Medicina popullore thotë se për veshin është mirë të shtrydhen disa pika “luleveshi” (Sempervivum tectorum) në vesh, dhe pastaj të futet copë pambuku

Kundër kokëdhembjes

Për dhimbje koke medicina popullore rekomandon në dukje një recetë të pakëndshme. Gjegjësisht, këshilla është që në gjysmë filxhani me kafe të zezë të fortë të shtrydhet mjaft limon të freskët dhe të pihet lëngu

Nëse keni ndezje të vezorëve

Për probleme të ndezjes së vezoreve, kanaleve të urinimit dhe veshkëve rekomandohet çaj nga fletët e majdanozit (Petroselinum crispum). Një grusht fletë majdanozi e hudhim në një litër ujë dhe e lëmë të vlojë. Të kullohet dhe të pihet derisa është akoma i nxehtë. Mund të pihet edhe i ftohtë, kurse rekomandohet që të pihet përgjatë tërë procesit të ndezjes

Kundër ftohjes

Çaji i qepëve është njëri nga aleatët më të popullarizuar në shërimin e simptomeve të ftohjes. Këshillohet që qepa të pastrohet dhe pritet në katër pjesë dhe lihet të zihet, kur uji vlon, qepa të zihet edhe dhjetë minuta. Pasi të ftohet pak i shtohet mjalti dhe limoni, dhe çaji i tillë të pihet

Si të forconi imunitetin?

Për rritjen e imunitetit rekomandohet receta me mjaltë dhe limon. Duhet të pastrohen nga farat gjysmë kilogrami limon, por jo edhe lëvozhga, dhe me ndihmën e prerëses (mullirit) elektrike bluhen. Qullin e tillë e përziejmë me gjysmë kilogrami mjaltë dhe përzierjen e hudhim në enë qelqi. Çdo mëngjes merrni nga një lugë gjelle nga kjo përzierje

Për sëmundjet nervore

Medicina popullore për sëmundje nervore rekomandon rrënjët dhe lulet e aguliçes (primulaceae), boçë qiparisi (Cupressus Sempervirens L.), kaça e verdhë (Berberidaceae) – në sasi të njejta. Të gjitha të përzihen mirë dhe një lugë nga kjo përzierje të shtohet në 2dl ujë të vluar. Të lihet e mbuluar 10-15 minuta dhe pastaj të kullohet, t’i shtohet mjalti, pak lëng limoni dhe të pihet tri herë në ditë pas ushqimit

Parandalimi i ftohjes

Për parandalimin e ftohjes dhe rritjen në përgjithsi të sistemit të imunitetit rekomandohet sa më shumë përdorimi i lakrës në ushqim. Medicina popullore thekson se lakra i tejkalon shumë bimë tjera shëruese. Në muajt e dimrit më së shumti përdoret lakra turshi, dhe është dëshmuar se ajo rrit rrezistencën kundër shumë sëmundjeve. Kur lakra merret në formë çaji apo supe, parandalon ftohjen, kollitjen dhe gripin, si dhe ndikon në mënyrë antiseptike në organet e frymëmarrjes. Për shkak të vetive të saj të theksuara shëruese, populli për lakrën thotë se është ”dollap barërash për të varfur

Kur keni ënjtje

Lakra përdoret për zvogëlimin e të enjturave. Nëse lëndoheni, e enjtura dhe mavijosjet mund t’i largoni me ndihmën e ilaçit të vjetër. Mjafton që dy fletë lakre ti mbështjellni në vendin e lënduar

Kundër anemisë

Lakra është e pasur me kripëra minerale, vitaminë dhe klorofil ashtuqë i rekomandohet njerëzve anemik të cilët duhet ta konsumojnë të freskët apo të zier mbi avull. Është mirë që përgjatë ditës të pijnë nga dy gota lëng lakre të shtrydhur

Kur keni ethe

Një nga recetat e shumta për ethe rekomandon përdorim të përzierjes nga lëvozhga e mështeknës (Betula alba) dhe lulja e shtogut (Sambucus nigra) nga dy lugë, barë ethesh (Centaurium erythraea), lule blini (Tilia) dhe gencianë (Gentiana lutea) nga një lugë. Lihet e mbuluar 10 minuta, pastaj kullohet, ëmbëlsohet, shtohet pak lëng limoni dhe çdo një-dy orë pihen nga disa gllënka

Ilaç për qetësim

Balsam limoni, barë limoni apo në gjuhën popullore “mbretëresha e bimëve” përdoret si mjet për qetësim dhe çlodhje, kundër përzierjes dhe vjelljes te gratë shtatzëna, e veçanërisht rekomandohet gjatë krizave nervore, lodhjes fizike apo intelektuale, migrenës, neuralgjive dhe marramendjes

Kundër migrenës, ishijasit, dhimbjes së eshtrave

Shtogu përdoret për migrenë, dhimbje eshtrash, ishijas, neuralgji, dezinfektim, shpërlarje të gojës dhe fytit, kundër ftohjes. Ilaç janë lulet e mbledhura të sapoçelura në një kohë të mirë dhe me diell. Lulja përmbanë heterozide të cilët nxisin djersitjen, sambunigrozid, heterozid flavonik, rutozid, tanin 0,025% vaj eterik, rrëshirë, sheqer, holin, acide organike

Problemet me zemër

Vetitë shëruese të mjaltit zbusin probleme të ndryshme, kurse në rastin e problemeve të zemrës, përgjatë dy muajve duhet të merret nga një lugë e madhe mjaltë i tretur në një gotë me ujë të vakët tri herë në ditë, një orë e gjysëm para ushqimit

Probleme me bajame

Ilaçi popullorë kundër bajameve të ënjtura rekomandon që të bluhen imët rrënjë alte (Althaea officinalis) dhe fara liri (Linum usitatissimum). Përzihen dhe zihen si qullë i hollë. Përderisa është i nxehtë, vihet në një leckë tekstili, e cila mbështillet dhe vihet në fytin e sëmurë. Mbi të, qafa mund të mbështillet edhe me shall, ashtuqë të mbahet nxehtësia sa më gjatë

Probleme me tëmth

Kundër sulmeve në tëmth rekomandohet përzierje e 150g vaj ulliri, 15g raki dhe dy të verdha veze, të cilët përzihen 15 minuta, pastaj shtohet 1/4g mente. Përzierja merret para sulmit në tëmth. Për lehtësimin e problemeve në tëmth është i mirë edhe lëngu nga rrepa e zezë (grihet në rende dhe shtrydhet si lëng), i cili pihet tri herë në ditë, në një gotë të vogël

Për një jetë të gjatë

Në fund po ju japim recetën për një jetë të gjatë e cila bëhet prej tre përbërësish të cilët sigurojnë shëndetin, bukurinë dhe jetë të gjatë. Merrni 10 limona, 10 thelpinj hudhër dhe 1kg mjaltë. Shtrydhni lëngun e 10 limonave, shtypni 10 thelpinj hudhër dhe e tërë këtë përzieni me 1kg mjaltë. Zbrazeni në enë prej qelqi dhe vendoseni në vend të errët dhe të ftohtë 8 ditë. Merrni dy herë në ditë nga një lugë para ushqimit

Ata që promovojnë receta popullore mendojnë se njerëzit me shekuj janë shëruar me ato që natyra i ka dhuruar, mirëpo, këto këshilla janë penguar nga medicina zyrtare ose krejtësisht janë harruar. Por, aftësia shëruese e bimëve dhe çajeve nganjëherë këndshëm na befason. Kërkoni nga gjyshja apo e ëma ndonjë libër këshillash popullore, të bimëve shëruese apo ngjajshëm, sepse sigurisht që do të gjeni diçka interesante për veten tuaj

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes