Rrëzohet avioni, 18 të vd*kur! Piloti, i vetmi i mbijetuar

Ka shkuar në 18 numri i të vdekurve nga rrëzimi i një avioni të mërkurën (24 korrik) në Nepal. I vetmi i mbijetuar është piloti.

Avioni u rrëzua teksa po përpiqej të ngrihej nga aeroporti Ndërkombëtar Tribhuvan (TIA) në kryeqytetin Katmandu në drejtim të qytetit turistik të Pokhara, raportoi e përditshmja Kathmandu Post.

Premnath Thakur, zëdhënësi i TIA, tha se rrëzimi ndodhi rreth orës 11:00 (me kohë lokale)

Kapiteni MR Shakya i aeroplanit të Saurya Airlines u shpëtua dhe është nën kujdesin e mjekëve në një spital.

Në mesin e 19 personave ishin edhe anëtarë të ekuipazhit dhe avioni ishte nisur për në qytetin Pokhara në Nepalin qendror.

Ushtria nepaleze drejtoi operacionet e shpëtimit që janë duke u zhvilluar në vendin e aksidentit.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes