Sot pritet nivel rreziku “i moderuar” nga temperaturat në të gjitha qarqet. Nё disa qarqe pritet nivel rreziku “i lartë” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Fier (Perëndim), Berat (Jug), Gjirokastër (Perëndim) dhe Vlorë (Jug).
Priten reshje të dobëta lokale në disa prej qarqeve. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 36 °C
në vendet e ulëta: 23 / 37 °C
në vendet malore: 18 / 31 °C